Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Propozohen emrat për anëtarët e KED

Nga A2 CNN
19 Nëntor 2018, 16:11 | Politikë

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka prej së premtes në zyrën e tij listën e propozuar nga institucionet e drejtësisë për 9 anëtarët e Këshillit të Emërimit në Drejtësi.

Prokuroria e Përgjithshme ka dorëzuar në Presidencë një listë me 37 kandidate, por prokurorja e përkohshme Arta Marku thotë se vetëm ajo dhe drejtuesja e Apelit të Tiranës Fatjona Memcaj i plotësojnë kriteret, pasi kandidatët e tjerë nuk kanë Shkollën e Magjistraturës.

Xhezair Zaganjori nuk ka preferuar të dërgojë emrin e tij për KED

Nga Gjykata Kushtetuese depozitohen dy emra për dy vende: Bashkim Dedja dhe Vitore Tusha që është propozuar nga Presidentit për të drejtuar KLSH.

Nga Gjykata e Lartë, kryetari Xhezair Zaganjori nuk ka dërguar emrin e tij por ka depozituar emrat e Ardian Dvoranit, Edmond Islamajt dhe Medi Bicit. Ndërkohë, KLD nuk ka dërguar asnjë kandidat në Presidencë.

Afati i Metës të hedhë shortin për KED-in e tretë, janë datat 1-5 dhjetor.

A2 CNN Livestream

Dita jonë