Reshjet shpëtojnë eksportet. INSTAT: Energjia zëri kryesor në rritje

Të dhënat e fundit të Institutit të Statistikave tregojnë se energjia është zëri kryesor në eksportet shqiptare, falë reshjeve që favorizojnë prodhimin nga hidrocentralet.

Grupi i dytë me rritje është ai i makinerive, pasuar nga metalet dhe materialet e ndërtimit. Në total, muajin e kaluar u eksportuan mallra me vlerë 30 miliardë lekë, me rritje vjetore 5.2 miliardë lekë.

Mungesa e nevojës për të importuar energji elektrike nga jashtë ndikoi në rritjen minimale të importeve me 1%, mbështetur kryesisht nga kërkesa për makineri dhe pajisje.

Rritja e eksporteve dhe ngadalësimi i importeve ka çuar në uljen e deficitit tregtar, një lajm i mirë ky për ekonominë.

Për 10-mujorin e këtij viti, diferenca në vlerë mes eksporteve dhe importeve vlerësohet në 264 miliardë lekë, duke u ulur me 11 miliardë lekë kundrejt një viti më parë.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN