Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

“Të bashkuar në muzikë dhe në kujtim të Skënderbeut”

Nga A2 CNN
19 Nëntor 2018, 16:58 | Showbiz

Në Romë dhe Vatikan do të mbahen këtë të hënë dhe të martë, aktivitete në nder të heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeu.

Ermal Meta, Dua Lipa, Olen Cesari, Inva Mula, Kledi Kadiu dhe Lorik e Cana e shumë artistë të tjerë, janë pjesë e yjeve të showbizit shqiptar, që janë mbledhur për koncertin “Të bashkuar në muzikë dhe në kujtim të Skënderbeut”.

Koncerti është organizuar nga Ambasada Shqiptare në Selinë e Shenjtë dhe gjithçka nis sonte në orën 20:30 në Teatrin “Argentina” të Romës, ku fjalën e rastit do ta mbajë Kardinal Pietro Parolin, sekretar i shtetit të Vatikanit.

Papa Françesku ka mirëpritur edhe kërkesën e Ambasadores Shqiptare në Vatikan, Majlinda Dodaj, për të mbajtur një dëgjesë speciale në nder të Skënderbeut, me rastin e mbylljes së vitit kombëtar të Skënderbeut.

Bijtë e Shqipërisë, siç vetë Ati i Shenjtë i ka quajtur, do të drejtojnë koncertin në nder të Skënderbeut, ndërsa të martën përfaqësuesit shqiptarë, mes tyre edhe zyrtarë të lartë të shtetit dhe Dom Ernest Troshani, do të priten në një takim të posaçëm nga Papa Françesku.

A2 CNN Livestream

Dita jonë