Will Smith realizon ëndrrën: Është e jashtëzakonshme!

Aktori hollivudian Will Smith bëri realitet një prej dëshirave të tij të hershme kur vrapoi përmes rrugëve të Havanës, në maratonën vjetore të kryeqytetit kubanez.

“Jam në Havana të Kubës për të realizuar një prej dëshirave të mia. Po vrapoj në maratonë dhe jam shumë i entuziazmuar. Energjia që ka ky vend është e jashtëzakonshmeje. E dua Kuben”, tha Will Smith.

Sipas organizatorëve rreth 6 mijë persona morën pjesë ne maratonën e Havanës. Garuesit nga Shtetet e Bashkuara janë më të përfaqësuarit mes pjesëmarrësve të huaj. Organizatori Carlos Gattorno, tha se gara ishte një dorë e zgjatur dhe urë e hapur mes Shteteve të Bashkuara dhe Kubës.  

Shkarkoni aplikacionin e A2