Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Deputetët “vajtojnë” pagat: Namin e bëjnë drejtorët

Nga A2 CNN
20 Nëntor 2018, 16:25 | Aktualitet

Marrin 119 mijë lekë në muaj, por për deputetet janë pak. Madje, ata ndjejnë se po diskriminohen në krahasim me drejtoritë e agjencive apo institucioneve të pavarura.

“Kur shikoj pagën e Avokatit të Popullit 2 milionë e 670 mijë lekë të vjetra, them hallall. Publiku mendon se deputetët bëjnë namin, por namin e bëjnë agjencitë dhe drejtorët e tyre”, u shpreh deputeti i PS, Bashkim Fino.

Edhe pse nuk arriti të bindë kolegët për të mosmiratuar pagën e Avokatit të Shtetit mbi 200 mijë, Bashkim Fino mundi të krijojë një lëvizje brenda grupit parlamentar, që kërkon uljen e pagave të drejtuesve të institucioneve apo dhe Avokates se Popullit me ligj të posaçëm.

Për ata që i dilnin kundër, Fino kishte gati kundërsulmin. “Paga e Kryeministrit është 228 mijë 730 lekë të reja”, tha Fino.

Krahas pagës dhe honorareve për komision, deputetët rimbursohen me 17 mijë lekë për komision dhe 40 mijë për karburant.

A2 CNN Livestream

Dita jonë