Fitorja me Uellsin rikthen besimin, lojtarët: Kjo është Shqipëria që duam!

Shqipëria ishte në një situatë mjaftë të vështirë pas disa humbjeve radhazi e mbi të gjitha pas turpërimit 0-4 ndaj Skocisë, por fitorja ndaj Uellsit edhe pse një ndeshje miqësore, duke se ka kthyer besimin te lojtarët.

Elseid Hysaj, i rikthyer në formacion pasi mungoi ndaj Skocisë, është shprehur pas fitores ndaj Uellsit të Bale se është e padrejtë të shahet kombëtarja dhe kjo fitore tregon se skuadra është e bashkuar.

Sa të erdhi keq për atë skuadër që pe në “Loro Boriçi”?

Shumë keq të shikoja skuadrën të vuante në fushë, por i kënaqur që të mos e humbim këtë vit me humbje. Ne humbën ndaj Skocisë, dhe sot dhamë më shumë, është e padrejtë të shahet Kombëtarja. Ne e duam ekipin, pastaj është loja ajo që bën të humbësh ashtu. Ishte një situatë ku treguam se jemi të bashkuar.

Çfarë diskutuat me trajnerin? A jeni të gatshëm të vazhdoni për eliminatore?

Me gabimet që bëjmë, e përmirësojmë kombëtaren. Duhet të bashkohemi pak më shumë dhe të jemi gati për këtë Europian.

Migjen Basha: Fitorja na jep shpresë, të eliminojmë gabimet fëmijërore

I rikthyer në formacionin titullar pas mungesës ndaj Skocisë për shkak skualifikimi Migjen Basha spikati me lojën e tij ndaj Uellsit edhe pse në një moment ishte me fat që arbitri nuk dha një penallti pas një ndërhyrjeje të tij brenda zonës.

A ishte kjo një pikë kthese?

Të sinqertë duhet të jemi, sepse nuk besoj se Uellsi është një ekip i dobët, edhe pse Ramsey apo Bale ishin në pankinë. Sot ishim më shumë defensiv, kemi gabuar, por kjo fitore na duhet për moral. Bilanci në Ligën e Kombeve ka qenë negativ. Na duhet që të vazhdojmë të punojmë e dimë që kemi bërë gabime. Trajneri, lojtarët. Jemi mësuar shumë më mirë me Kombëtaren shqiptare.

A ndjeni detyrim që të jepni maksimumin në fushë?

Nuk është se nuk kemi dhënë maksimumin, por kemi bërë gabime. Në Izrael kemi luajtur mirë, por kemi bërë gabime fëmijërore. Ndeshja e fundit ka qenë shumë episode negative kundër nesh. Golin e morëm në fillim, pastaj kartoni i kuq dhe penalltia, dhe u bë e vështirë. Momenti negativ është faji i të gjithëve.

Grezda: Kjo është Shqipëria që duam!

Eros Grezda ishte një nga lojtarët më aktivë të Shqipërisë në miqësoren ndaj Uellsit. Futbollisti i Rangers falenderoi shokët e skuadrës për paraqitjen që bënë në miqësoren ndaj Uellsit, sfidë që riktheu kuqezinjtë te fitorja.

“I falënderoj çunat për reagimin që bënë pas humbjes shumë të madhe me Skocinë. Kishim pak kohë. Folëm para ndeshjes dhe kjo është Shqipëria që të gjithë duam. Ishim të bashkuar dhe po kundërsulmonim dhe arritëm të shënonim.”

Për Grezdën kjo është Shqipëria që të gjithë shqiptarët duan.

“Duhet të harrojmë të shkuarën dhe të jetojmë të tashmen. Kjo është Shqipëria që të gjithë shqiptarët duam.”

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN