Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Gjendet nëndetsja e fundosur, nxjerrja do të kushtonte 4 miliardë euro!

Nga A2 CNN
20 Nëntor 2018, 13:58 | Bota
Nëndetsja ARA San Juan e mbytur vitin e kaluar

Nëndetësja ARA San Juan ishte një nga “perlat”e Forcave Detare argjentinase kur u mbyt një vit më parë rreth 460 km nga brigjet e vendit të Amerikës Jugore.

Mjeti luftarak me peshë 2500 tonelata së bashku me 44 personave që përbënin ekuipazhin e tij gjenden prej asaj dite 907 metra në thellësi të Oqeanit Atlantik.

Vendndodhja e nëndetëses

Dy ditë më parë nëndetësja është lokalizuar pas shumë kërkimesh, dhe një pjesë e opinionit publik në Argjentinë kërkon që trupat e atyre që quhen heronj të rikthehen të dashurve të tyre për një varrim solemn.

Kjo hipotezë shkon ndesh me mendimin e ministrit të Mbrojtjes Oscar Aguad, i cili deklaroi se rikuperimi i San Juan do të ishte “një çmenduri” që do të rëndonte buxhetin e shtetit me rreth 4 miliardë euro si dhe me rreziqe për vetë ekipin e shpëtimit.

Ekuipazhi i ARA San Juan të fundosur

Argjentina nuk ka ende kaluar krizën financiare që e ka mbërthyer prej rreth një dekade, dhe ka zhvlerësuar monedhën pesos me 20% këtë vit.

Çështja e nëndetëses ka interesuar edhe prokurorinë argjentinase që po heton mbi shkaqet, edhe pse ministria e Mbrojtjes ka gjithmonë deklaruar tragjedinë si një aksident.

Ndërkohë, presidenti argjentinas Mauricio Macri ka dekretuar 3 ditë zi kombëtare.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu