Grupi i Bajrajve, Hollanda dorëzon anëtarin e bandës

Operacioni “Forca e ligjit” nuk ka lënë jashtë përgjegjësisë ligjore as Samet Hallunin, anëtar i grupit të Bajrajve.

Policia njoftoi ekstradimi nga Holanda drejt Shqipërisë për 21-vjeçarin, për të cilin ka një masë arresti në mungesë për gjobëvënie.

Pamje nga operacioni Forca e Ligjit

Autoritetet holandeze arrestuan Hallunin në shtator për llogari të drejtësisë shqiptare dhe me ekstradimin e tij, i hapet rruga edhe ekstradimit të Behar Bajrit po ashtu nga Amsterdami drejt Shqipërisë.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN