Luftë në shkretëtirë, stërvitja e Marinës Amerikane | VIDEO

Marina e Shteteve të Bashkuara ka publikuar një video dramatike ku tregon testimet me armë të rënda që po kryen në një shkretëtirë të Kalifornisë. Në video shfaqet testimi i dronëve UTAP-22, predhë-lëshuesve tokë ajër MANPADS, bombave për shkatërrimin e bunkerëve dhe predhat Tomahaëk.

Testime të tilla po kryen gjithnjë e më shpesh në Stacionin e Armëve Ajrore të Marinës në zonën e quajtur “China Lake” në shkretëtirën Mojave, fare pranë Luginës së Vdekjes. “Pak zona në botë ofrojnë një gjeografi kaq të ndryshme në një hapësirë kaq të vogël”, thuhet në komunikatën e Marinës Amerikane. “Në pak kilometra gjen male, shkretëtirë, kanione, shpella dhe pyje”.

Shihni videon e plotë

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN