Nderohet Snoop Dogg, yll në “Bulevardin e Famës”

Reperi kalifornian Snoop Dogg u nderua me një yll në “Bulevardin e Famës” në Hollivud dhe për këtë falënderon veç veten e tij.

“Dua të falenderoj veten që beson tek unë, që ka punuar kaq shumë, që nuk ka hequr dorë kurrë, që bën më shumë të mira se sat ë këqija. Falenderoj veten që është e vërtetë gjithmonë”, tha reperi.

Ylli në Hollivud, Walk of Fame, përkoi me 25 vjetorin e albumit debutues të reperit “Doggystyle”. 47 vjeçari fitoi fillimisht famë pas debutimit në shfaqje të tilla si “Starsky &Hutch” dhe “Training Day,” ku ishte gjithashtu producent.

Ai ka eksperimentuar gjithashtu me regen dhe muzikën gospel, i ka mbijetuar disa telasheve me drejtësinë për zotërim droge e armësh, dhe muajin e shkuar publikoi librin e parë të gatimit, “From Crook to Cook. Producenti Dr.Dre, i cili realizoi albumin e tij “Doggystyle” në 1993 e cilësoi Snoop Dogg një talent të rrallë.

“Snoop është një talent i pastër. Askush nuk krahasohet me të. Stili dhe karizma e tij më bënë të kuptoja se ishte i destinuar të bëhej një yll”, tha producenti.

Snoop Dogg ka fituar një sërë çmimesh, po deri më tani asnjë Grammy.

Shkarkoni aplikacionin e A2