Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Orë tmerri në Çikago, 4 të vrarë në spital

Nga A2 CNN
20 Nëntor 2018, 15:10 | Bota

Një mjeke, një farmaciste e sapo diplomuar dhe një efektiv u vranë me armë zjarri në një spital të Çikagos, në atë që duket të jetë një tragjedi me motive personale.

Agresori, i identifikuar si 32 vjeçari Juan Lopez, u përfshi në një grindje me mjeken Tamara O'Neal, me të cilën kishte një marrëdhënie, e më pas hapi zjarr ndaj personave të tjerë. Edhe autori humbi jetën, edhe pse nuk është ende e qartë nëse vrau veten apo u qëllua nga policia.

“Qyteti i Çikagos humbi një mjeke, një farmaciste e një polic, të gjithë në shërbim duke bërë punën që deshën. Kjo është fytyra dhe pasoja e së keqes” deklaroi kryebashkiaku Rahm Emanuel, i cili cilësoi ngjarjen si një goditje në zemër të qytetit.

Pamje nga spitali Mercy i Chicagos

Tragjedia ndodhi pas një grindje në parkingun e spitalit Mercy, mes agresorit dhe mjekes O ‘Neal. Kur një mik i gruas tentoi të ndërhynte autori nxori nga brezi një pistoletë dhe nisi të qëllonte disa herë.

“Sapo kisha dalë nga ndërtesa në drejtim të parkingut kur dëgjova 5 ose 6 të shtëna, ndërsa një grua ishte e shtrirë përdhe. Më pas zona u mbush me policë të cilët u vunë në ndjekje të të dyshuarit. Hyra me vrap në godinë për të lajmëruar recepsionisten mbi atë që po ndodhte”, deklaroi një dëshmitare.

Pas mbërritjes së policisë, agresori hyri në spital duke qëlluar persona të rastësishëm e duke vrarë farmacisten Dayna Less e cila po hipte në ashensor. Në shkëmbimin e zjarrit u vra edhe efektivi i policisë Samuel Jimenez. Një polic i dytë mbeti i plagosur.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli