Panucci, trajneri i rekordeve negative!

Më tepër se një vit në krye të Shqipërisë. Ekzaktësisht 14 muaj. Prej ndeshjes ku debutoi ndaj Lihtenshtejnit, më 2 shtator 2017, Panucci e ka drejtuar Kombëtaren në 13 ndeshje.

Ecuria është për rekord negative. Vetëm 3 fitore, përballë Lihtenshtejnit në debutim, në miqësoren ndaj Turqisë dhe në ndeshjen me Izraelin.

Më tej, 2 barazime dhe plotë tetë humbje. Disfata e fundit ndaj Skocisë, ishte më e rënda që Shqipëria ka pësuar në çerek shekullin e fundit.

4 gola të pësuar dhe asnjë goditje drejt portës. Shqipëria ka pësuar 3 humbje në katër ndeshjet e fundit, pa shënuar asnjë gol. Panucci u prezantua për të ndryshuar kursin e skuadrës që realizoi historinë, duke u kualifikuar në finalet e Euro 2016, por gjithçka shkoi keq.

Nga rindërtimi i skuadrës, te zgjedhjet taktike në fushë, ndryshimi i formacionit titullar skemat e lojës apo dëmtimet e shumë futbollistëve. Ish-lojtari i Realit të Madridit dhe Milani është trajneri me ecurinë më të dobët në histori në krye të stolit kuqezi. Miqësorja e kësaj të marte ndaj Uellsit, pritet të jetë ndeshja e tij e fundit me Shqipërinë.

Shkarkoni aplikacionin e A2