Pompei, gjendet kryevepra me “pullë të kuqe” (Video)

Leda dhe Mjellma, kryevepra “skandaloze” në Pompei

Një afresk skandaloz aq sa perfekt në realizim.

Një nga gjetjet më të rëndësishme të kohërave të fundit në fushën e artit pamor klasik është zbuluar ditët e fundit në gërmadhat e Pompei, qytetit afër Napolit që mban një nga komplekset arkitektonike më të rëndësishme të epokës romake, e ruajtur për mijëra vjet nga hiri i shpërthimit të vullkanit Vezuv në vitin 79 p.e.s.

Afresku i Ledës pak pas zbulimit të bujshëm

Gjatë një projekti evropian gërmimesh në një lagje ende të pazbuluar të kompleksit, arkeologëve i zuri syri disa nuanca ngjyrash vërtetë të rralla, që më pas treguan linjat elegante dhe sensuale të mbretëreshës spartane Leda, gjatë aktit seksual me Zeusin i transformuar në mjellmë, sipas legjendës klasike.

Video i vendndodhjes të afreskut

Legjenda e Ledës dhe Mjellmës është shumë e përhapur në botën greko-romake, dhe dekoronte ambientet e shumë vilave aristokratike, por ky i fundit mund të jetë pa frikë shembulli më i lartë i gjetur ndonjëherë.