Rriten tensionet tek “Astiri”, policia shoqëron 10 protestues

Flakët janë protagoniste thuajse të përditshme çdo pasdite në Unazën e Re, ku banorët protestojnë. Projekti i Unazës së Madhe parashikon prishjen e afro 30 banesave dhe bizneseve të tyre, por ata kërkojnë dëmshpërblim me vlerën e tregut.

Dita e 16 e protestës solli përplasjen e tretë mes banorëve dhe policisë. Mbrëmjen e së hënës ata çanë rrethimin e kompanisë që drejton punimet. Që në sekondat e para, policia nisi arrestimet, ndërsa ishin edhe të pranishme edhe Forcat Speciale. Afro 10 persona u mbajtën përgjatë natës në ambientet policore, për t’u liruar mëngjesin e sotëm. Protestuesit thanë për A2 News se policia kishte ushtruar dhunë gjatë përplasjes.

Ata janë të vendosur t’i vijojnë protestat, në ditën e 17-të tyre, ndërsa Bashkia ka nisur nga puna për ndërtimin e Unazës së Madhe.

Pretendimet e banorëve

Por çfarë kërkojnë konkretisht banorët e kësaj zone që preket nga projekti. A2 News foli me disa prej tyre, të cilët u shprehën se kompensimi i propozuar është i pamjaftueshëm.

“Projekti të realizohet, por kërkojmë dëmshpërblim, që do të thotë evidentim familje për familje dhe dëmshpërblim jo me çmimet që kanë ata, por me çmimet e tregut që çdo banor të ketë mundësi që atë shtëpi që po ia prish ta ketë diku tjetër”, thotë një përfaqësues i tyre.

“Ne erdhëm këtu për më mirë. Ne tokën e blemë, nuk e zaptuam, sepse shumë abuzojnë me këtë. Ne e kemi gjetur zaptuesit aty dhe e kemi nxjerrë”, shprehet një tjetër.

“Përveç se po na shembin shtëpitë, përveç se po na nxjerrin jashtë, duhet të paguajmë edhe gjobën 5 milionë lek (500 000 lek) e si përfundim pastaj po na japin nga një vit qira, jo të plotë, por bonus”, thotë një vajzë, duke shpjeguar edhe detajet e skemës.

Një prej personave të prekur nga projekti kujton një të vërtetë të hidhur: “Me letra, apo pa letra, ne jemi shqiptarë. Kemi ndërtuar dhe të gjithë kryeministrat shqiptarë na kanë thënë ‘i gëzofshi’. Vetëm në objektin tim është një biznes që i paguan shtetit shqiptar mbi 30 milionë lekë të vjetra (3 000 000 lek) në muaj”.

Veliaj: Nga projekti përfitojnë të gjithë

Ndërkohë, Kryebashkiaku Erion Veliaj tha nënjë mbledhje të Këshillit Bashkiak se projekti i vjen në ndihmë gjithë qytetit.“Unaza e re siç është sot nuk e përballon të gjithë atë fluks, ka shumë njerëzqë vijnë nga rrethet e tjera në Tiranë dhe kjo është arsyeja pse ne po bëjmëkomplet një projekt tjetër me Unazën e Re që është projekti që po bëhet ngaQeveria shqiptare, Ministria e Transportit dhe ARRRSH. Ne si Bashki jemipërfituesit kryesorë sepse çlirohet i gjithë ai trafik te Unaza e Re”, thaVeliaj.

Ai nuk la pa sulmuar edhe kundërshtarët e këtijprojekti: “Edhe dhe te Pazari i Ri, edhe te lodrat, gjithmonë sa herë bëhet njëgjë e re, ka politikanë që mundohen të përfitojnë edhe thonë: “Hajt t’i bëjmënjerëzit të zihen me kryeministrin, me kryetarin e Bashkisë vetëm që të mosbëhen gjërat dhe të fitojmë ndonjë votë”. Por kjo është një politikë e viteve‘90. Është shumë e vjetër si gjë”.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN