Yjet e ”Bashkë për Skënderbeun” pushtojnë Romën dhe Vatikanin

“Bashkë për Skënderbeun” ishte koncerti që bëri bashkë në Romë, artistët më të njohur shqiptarë, ata që po shënojnë sukses në skenat botërore.

Dua Lipa, Inva Mula, Ramë Lahaj, Olen Cezari, Ermal Meta, Elhaida Dani apo Lorik Cana u mblodhën në teatrin ‘’Argjentina” të Romës për të nderuar e lartësuar figurën e heroit tonë kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu.

Familja Lipa, Ramë Lahaj, Lorik Cana dhe të  ftuarit e tjerë shqiptarë në Vatikan.    

Ata u mblodhën në kuadër të vitit mbarëkombëtar të Skënderbeut ndërsa me kërkesë të kreut të Misionit Diplomatik të Shqipërisë në Selinë e Shenjtë, Majlinda Dodaj, Papa Françesku u takua edhe zyrtarë të lartë të shtetit shqiptar dhe krerë të komuniteteve fetare në vendin tonë.

Programi i koncertit, nga profili Instagram i Ehaida Danit

Koncerti u organizua nga Ambasada e Shqipërisë në kuadër të 55 vjetorit të vdekjes së Gjergj Kastriot Skënderbeut.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN