Ecuria në Ligën e Kombeve, 500 mijë euro shpërblim për Kosovën

Lojtarët e Kosovës duke festuar nja nga golat me Azerbajxhanin

Përfaqësuesja e Kosovës bëri një paraqitje fantastike në Ligën e Kombeve duke marrë vendin e parë në grup, ndërsa në ndeshjen e fundit ndaj Azerbajxhanit shkëlqeu duke fituar pastër 4-0.

E gjithë kjo ecuri e skuadrës është vlerësuar edhe nga Qeveria e Kosovës, e cila ka shpërblyer stafin dhe lojtarët me 500 mijë euro.

Propozimin për ndarjen e mjeteve e bëri ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi. Ai, përmes rrjetit social Facebook, tha se ndarja e këtyre mjeteve është shenjë përkrahjeje për pjesëtarët e Kombëtares në futboll “që kanë shkëlqyer në të gjitha lojërat që janë zhvilluar në grupin D”.

Kosova do ta masë forcat tashmë me tre ekipet e tjera që fituan grupet respektive në Ligën D të Ligës së Kombeve, Maqedoninë, Gjeorgjinë dhe Bjellorusinë për një biletë në Euro 2020, gjithmonë nëse asnjëra prej këtyre përfaqësueseve nuk kualifikohet në europianin e ardhshëm nëpërmjet eliminatoreve, atëherë Kosova do të sfidojë në gjysmëfinale Maqedoninë në një ndeshje teke që do ta luajë në transfertë.

Pasi Kryetari Kadri Veseli premtoi mbështetje financiare për Kombëtarën e Kosovës në futboll, sot para kabinetit…

Gepostet von Kujtim Gashi am Mittwoch, 21. November 2018

Ndërkohë, Kosova është ngjitur edhe në Ligën C për edicionin e ardhshëm të Nations League.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN