Fat makabër, i riu shtypet në pistë nga avioni në Moskë

Fundi makabër i një 25 vjeçari armen në aeroportin Sheremetyevo të Moskës ka shokuar opinionin publik rus. Dhe në fakt, fati i tij i keq është gati i pabesueshëm dhe ende misterioz.

Albert Yepremyan ishte deportuar nga autoritetet spanjolle (banonte ilegalisht në Barcelonë) në drejtim të kryeqytetit armen Yerevan.


Albert Yepremyan, i riu armen i shtypur nga Boeing 737

Avioni me të cilin udhëtonte bëri një ndalesë në një nga aeroportet e Moskës, ku sipas dëshmive armeni filloi të rebelohej dhe të konfliktohej me personelin.

I riu i shpëtoi kontrolleve dhe i është drejtuar njërës prej pistave, ku për fatin e tij të keq po nisej një Boeing 737 i kompanisë ruse Aeroflot me destinacion Athinën.

Vendi i ngjarjes makabre

Impakti duhet të ketë qenë aq i fortë sa autoritetet ruse nuk patën mundësi të gjejnë shumë nga trupi i të pafatit.

Piloti i avionit që kishte përplasur të riun nuk kishte regjistruar asnjë impakt, dhe vetëm në Athinë autoritetet e aeroportit gjendën dëmtime të vogla në trupin e Boeingut si dhe material organik në rrotat e tij.

Shkarkoni aplikacionin e A2