Festat mbërrijnë herët në Berlin, ndizen dritat e Krishtlindjeve

Festat kanë mbërritur herët në kryeqytetin gjerman, ku kopshti botanik i Krishtlindjeve, ka ndezur të gjitha dritat duke joshur vizitorë nga anë e kënd Gjermanisë. Organizatori Christian Diekmann tha së kjo ishte periudha perfekte për përurimin e atraksionit popullor.

“Ne kemi mësuar në Angli se tani është momenti i duhur. Fundi i nëntorit deri në fillim të dhjetorit; njerëzit duan ta ndjejnë atmosferën e Krishtlindjeve”, shprehet Christian Diekmann, organizator.

Mbi 1 mijë të ftuar morën pjesë në ceremoninë e përurimit të kopshtit që shtrihet përgjatë 2 kilometrave. Ai përfshin mbi 30 instalacione e 1.5 milionë drita. Një prej krijimeve më të veçanta është “pema e dëshirave”, një shelg lotues i mbushur me drita rrezellitëse dhe zile.

“Sot përjetuam atmosferën e Krishtlindjeve. Është një ndjesi e çuditshme pasi moti është ende ngrohtë, ndryshe nga vitet e shkuara. Një atmosferë vërtetë e këndshme para festive”, thotë Sonja Drachholz, qytetare.

Vitin e kaluar, Kopshti i Krishtlindjeve mirëpriti mbi 145 mijë vizitorë. Ai do të qëndrojë i hapur deri në 6 janar.

Shkarkoni aplikacionin e A2