“Forbes”: Katy Perry, këngëtarja me më shumë të ardhura! – A2

“Forbes”: Katy Perry, këngëtarja me më shumë të ardhura!

Katy Parry kë lënë pas emra të mëdhenj të muzikës në renditje vjetore të revistës prestigjioze “Forbes”, sa i përket këngëtareve më të paguara.

Perry ka fituar rreth 3 milionë dollarë në 2018 më shumë se Taylor Swift dhe rreth 20 milionë më shumë se Beyonce. Këngëtarja është duke jetuar ëndrrën e saj të adoleshencës me arritjet e saj të fundit.

Këngëtarja e hitit “Roar” pak javë më parë lajmëroi se do të tërhiqej përkohësisht nga muzika pasi mendon se nuk e gjen më veten në këtë industri. Duket se Perry është mjaft e kënaqur me të ardhurat dhe saj dhe nuk ka përse kalon orë të tëra në studio për të regjistruar projekte të reja muzikore.

Këngëtarja, e cila një pjesë të fitimeve i ka nga bashkëpunimi me firma të ndryshme mode, e marka të famshme veshjesh, gjithashtu ka përfituar moderimi i eventeve të ndryshme në Hollywood. Pasuria e saj që tejkalon shumën 135 milionë dollarë.

10 këngëtaret më të paguara

1.Katy Perry
2.Taylor Swift
3.Beyonce
4.Pink
5.Lady Gaga
6.Jennifer Lopez
7.Rihanna
8.Helene Fischer
9.Celine Dion
10.Britney Spears

Shkarkoni aplikacionin e A2