Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Hungaria pranon azilin për Gruevskin, në Maqedoni vijojnë arrestimet

Nga A2 CNN
21 Nëntor 2018, 14:50 | Ballkani
Nikolla Gruevski

Hungaria i është përgjigjur pozitivisht kërkesës së ish-kryeministrit maqedonas Nikolla Gruevski për azil politik.

Kjo është konfirmuar nga vetë ish-Kryeministri në një status në “Facebook”, madje e ka quajtur këtë një metodë demokratike ndërkombëtare për të kërkuar drejtësinë. Ndërkohë, nga ana tjetër, në Maqedoni vijojnë arrestimet ndaj ish-përfaqësuesve të lartë.

Ish-shefi i Shërbimit Sekret, Sasho Mijallkov është arrestuar gjatë mbrëmjes në Shkup.

Ish-shefi i Shërbimit Sekret, Sasho Mijallkov

Ndaj Mijallkovit rëndojnë akuza për keqpërdorim pushteti, korrupsion dhe shkelje të tjera ligjore gjatë kohës si shef i Shërbimit Sekret në periudhën e qeverisjes së VMRO-DPMNE-së. Arrestimi i tij vjen pas arrestimit të ish-ministrit të Transportit Mile Janakievski dhe ish-sekretarit të VMRO-DPMNE, Kiril Bozhinovski dhe pas arratisjes së ish-kryeministrit, Nikolla Gruevski.

A2 CNN Livestream

Dita jonë