Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Konkursi i gradave, sindikata padit policinë

Nga A2 CNN
21 Nëntor 2018, 10:16 | Kronikë

Në lidhje me parregullsitë për konkursin për gradat në polici, strukturat drejtuese të Policisë së Shtetit do të përballen në Gjykatën Administrative me vetë Sindikatën e Policisë. Lajmin e bën të ditur për kamerën e A2 News, kreu i kësaj sindikate, Sadetin Fishta.

“Sindikata do të bëjë një padi në emër të punonjësve të policisë në Gjykatën Administrative, por njëkohësisht do të vëmë në dijeni edhe shërbimin e kontrollit të brendshëm me një kërkesë tonën që të fillojë hetimin për rastin konkret”, thotë Fishta.

Me tej ai tregon edhe për shmangien e sindikatës në të gjitha procedurat e përgatitjes së këtij konkursi.

“Ne jo vetëm që nuk u përfshimë, por nuk ishim as pjesë në monitorim, në mënyrë që të jepnim edhe ne opsionin tonë qoftë edhe më një shkelje. Sepse ne kemi interes që testimi të jetë sa më transparent dhe korrekt, me qëllim që punonjësit e policisë të marrin vendet që u takojnë dhe të hiqet një herë e mirë dorë nga subjektivizmit, nga zgjedhja e drejtuesve, apo shumë probleme që ka brenda vetes organizata e policisë”.

Përgjatë kësaj të marte, oficerët e policisë kanë hyrë për herë të dytë në testim, pas anulimit të konkursit të parë.

A2 CNN Livestream

Dita jonë