Merr patentën për herë të parë, policia ia heq pas 49 minutash

Një adoleshent i pafat arriti të humbiste patentën vetëm 49 minuta pasi ishte pajisur për herë të parë me të.

Policia gjermane raportoi se 18-vjeçari po kthehej në shtëpinë e tij në qytezën Hemer pasi kishte kaluar provimin e patentës kur u kap nga radari duke udhëtuar me 95 km/h në një zonë ku lejohej 50 km/h. “Disa gjëra zgjasin përgjithmonë, disa të tjerë vetëm për një orë”, shkroi policia në deklaratën zyrtare.

Djali kishte edhe katër miq në makinë dhe sipas policisë po përpiqej që të bënte përshtypje të mirë tek ata, ndërsa tani e pret një ndëshkim i merituar. Zyrtarisht i është ndaluar e drejta për të ngarë makinën për katër javë, por policia tha se ai do ta marrë mbrapsht vetëm pasi t’i nënshtrohet një trajnimi të kushtueshëm.

Adoleshenti do të gjobitet gjithashtu me 200 euro ndërsa do t’i hiqen edhe dy pikë nga patenta.

Shkarkoni aplikacionin e A2