Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Trump mbron princin arab, Senati i kërkon llogari

Nga A2 CNN
21 Nëntor 2018, 13:25 | Bota

Presidenti amerikan Donald Trump sinjalizoi se Shtetet e Bashkuara nuk do të ndëshkonin princin e Arabisë Saudite për vrasjen e gazetarit Jamal
Khashoggi.

Ai mendon se është në interesin e Amerikës të ruaj lidhjet me Arabinë Saudite, por Senati i kërkon atij të japë llogari për rolin e Muhammed Bin Salman në vrasjen e Kashogit.

Presidenti amerikan Donald Trump duhet të sqarojë për Senatin nëse princi i kurorës në Arabinë Saudite Mohammed bin Salman, luajti një rol në vrasjen e Jamal Khashoggit.

Liderët demokratë dhe republikanë të komisionit për punët e jashtme në Senat, kërkuan përmes një letre një hetim të dytë mbi çështjen.
Në letër kërkohet një përgjigje brenda 120 ditëve.


Princi saudit Mohammed bin Salman

Më herët presidenti Trump mbrojti lidhjet e Shteteve të Bashkuara me Arabinë Saudite, duke sinjalizuar se Uashingtoni nuk do të ndëshkonte në asnjë lloj forme princin e kurorës Mohammed bin Salman lidhur me ngjarjen.

“Për mua Amerika është e para dhe gjithçka bëhet për të. Ne nuk do të heqim dorë nga marrëveshjet qindra miliardë dollarëshe me Arabinë sauditë, për ti lënë rrugë të hapur Kinës dhe Rusisë. Nëse shkëpusim lidhjet me ata, çmimi i naftës do të shkojë në tavan dhe ne nuk e duam këtë gjë”, deklaroi presidenti Trump gazetarëve.

Në një deklaratë të lëshuar të martën Trump pranoi se princi i kurorës mund të kishte qenë në dijeni të vrasjes.


Jamal Khashoggi para hyrjes të konsullatës saudite në Stamboll, ku u vra

Gazetari i Washington Post, Jamal Khashoggi u vra në 2 tetor brenda konsullatës saudite në Stamboll. Mediat amerikane raportojnë se vrasja u urdhërua nga Muhammed Bin Salman.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani