Britani-BE, arrihet marrëveshja politike

Theresa May dhe Jean Claude Juncker

Bashkimi Europian dhe Britania e Madhe u dakordësuan mbi një draft marrëveshje për marrëdhëniet e tyre të ardhshme, që i hap rrugën finalizimit të ujdisë për Brexit-in këtë fundjave. Deklarata politike, që përcakton se si do të funksionojë tregtia, siguria apo çështje të tjera, u miratua në parim, sipas Këshillit Europian.

“Në letrën e tij Presidenti i Këshillit të Europës, Jean Claude Juncker thotë: bashkëngjitur gjendet deklarata politike që përcakton kornizën e marrëdhënies së ardhshme mes Bashkimit Europian dhe Britanisë së Madhe. Ajo u arrit në nivel negociatorësh dhe u miratua në parim në nivel politik”, shprehet Margaritis Schinas, zëdhënës i KE.

Londra dhe Brukseli janë dakordësuar tashmë edhe mbi kushtet e divorcit, të parashikuar në datën 29 mars të vitit 2019-të. Kryeministrja Britanike Theresa May informoi kabinetin e saj mbi draft marrëveshjen politike, e cila është nuk është detyruese.

Njoftimi erdhi pas takimit të së mërkurës në Bruksel mes May-t dhe presidentit të Komsionit Europian, Jean-Claude Juncker.

Shkarkoni aplikacionin e A2