

“Rri shtrembër dhe fol drejt”, kjo ishte diçitura e vendosur nga Ermal Meta në profilin e tij të “Instagramit” bashkëngjitur një fotoje që çorientoi fansat e tij italianë.
“Çfarë? Unë flas pak italisht dhe pak anglisht. Nuk e kuptoj gjuhën tënde. Këtë radhë duhet përkthimi. Shqipja nuk është një gjuhë e lehtë. Unë nuk kuptova gjë, vetëm fjalën e fundit”, ishte një nga reagimet e shumta e ndjekësve të këngëtarit shqiptar në “Instagram”.
Ndërkohë, kishte edhe të tjerë që shkruanin se tashmë u duhet të mësojnë edhe shqip për të kuptuar Ermalin.
Por sigurisht që komentuesve italianë të cilët u munduan të gjenin përkthimin i erdhën në ndihmë shumë shqiptarë, të cilët u munduan ti shpjegonin shprehjen tonë popullore.
“Është një shprehje në shqip “Rri shtrembër dhe fol drejt”, pak a shumë. Mbase në italisht nuk ka shumë kuptim, por tek ne po”, ka shkruar një shqiptare.