Gara e fundit për Alonso-n, rikthim i bujshëm i Kubica-s

Fernando Alonso me Renault

Një legjendë largohet e një legjendë rikthehet. Bëhet fjalët për garat e Formula 1, atje ku ditën e diel në pistën e Abu Dhabit, Fernando Alonso do të ulet për herë të fundit në një vendëshen e tij. Pas një karriere brilante 17-vjeçare, piloti spanjoll do t’i thotë lamtumirë garave të shpejtësisë dhe për këtë drejtuesit e Renault kanë menduar që gara e tij e fundit të jetë sa më e veçantë.

Në Abu Dhabi, Alonso do të garojë me një makinë të personalizuar, me ngjyrat e kaskës që mban gjithmonë në kokë, me të njëjtat ngjyra me të cilat fitoi titulli kampion në sezonet 2005-2006. Nëse tërheqja e 37-vjeçarit pritej në vitet e fundit, rikthimi i shekullit konsiderohet, ai i Robert Kubicas.

Robert Kubica

Piloti polak, 8 vite pas garës së tij të fundit, do të garojë në sezonin e ardhshëm për skuderinë Williams, me të cilën ka firmosur një kontratë 1-vjecare.

Kubica do të zërë vendin e Sirotkin dhe do të ketë përkrah pilotin e ri që do të debutojë, Geogre Rusell. 33-vjecari i shpëtoi një aksidenti të frikshëm 8 vite më parë në garat Rally pas një pune kolosale është gati të kthejë në realitet një ëndërr të lënë përgjysmë.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN