Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Hidhet me parashutë nga vendi i ëndrrave, gjen vdekjen shokuese (Video)

Nga A2 CNN
22 Nëntor 2018, 13:47 | Aktualitet

Kishte përshkuar gjithë Evropën për të gjetur vendin ideal për tu hedhur me parashutë duke praktikuar sportin e tij të preferuar.

Vendi ishte vërtet ideal, por fundi i Dominik Loyen, 50 vjeçar gjerman, ishte po aq i tmerrshëm.

https://www.youtube.com/watch?time_continue=22&v=u1YFNeJmYXc
Video e aksidentit. Kujdes, pamje të rënda

Videoja shokuese që dëshmon sekondat e fundit të Loyen po bëjnë xhiron e rrjetit, në dramaticitetin e tij.

Pamjet tregojnë gjermanin së bashku me një shok të tij që po hidhen së bashku me parashutë në kepin e famshëm të Nazaresë, në Portugali.

Kepi i Nazaresë në Portugali

Një vend përrallor, ndër pikat më të preferuara për dashamirësit e sporteve ekstreme si surfi në dallgë gjigande ose base jump, pra hedhja me parashutë në lartësi të ulëta.

Nazare është vend i njohur i surfit botëror

Gjithçka duket sikur po shkon mirë kur papritur hapja e parashikuar e parashutës të Loyen nuk ndodh, trupi i tij bie në rënie të lirë për 100 metra dhe adrenalina e hedhjes transformohet në pikëllimin e humbjes të mikut.

Një ngjarje e tillë kishte ndodhur po në atë vend në vitin 2013.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani