Kopshti magjik i Krishtlindjeve, ndizen mbi 1 mln drita

Kopshti KEW në Londër ndezi dritat

Edhe Britania bëhet gati për sezonin festiv. Kopshti Mbretëror Britanik, “Kew”, ndezi mbi 1 milionë drita mbrëmjen e së mërkurës, duke ofruar një pamje spektakolare për vizitorët.

Kopshti i pagëzuar si “Krishtlindjet në Kew”, është dekoruar me dhjetëra instalacione e drita rrezellitëse që shtrihen përgjatë 2 kilometrave. Atje mund të gjesh pema shumëngjyrëshe, fusha me drita lëvizëse, dhe projeksione nga më të shumëllojshmet të shoqëruara me muzikë festive.

Ky është viti i 6 që kopshti i shtohet atraksioneve londineze me rastin e festive, por për organizatorët këtë herë eventi do t’i tejkalojë pritshmëritë.

“Krishtlindjet në Kew këtë vit do të jenë më të mëdha e më të bukura se në çdo vit tjetër. Është një kopsht magjik, me lazera, ngjyra e miliona drita. Hapësira e dekoruar këtë vit është edhe më e madhe, ndërsa muzika edhe më e mrekullueshme”, shprehet Adam Farrar. Kopshti botanik Kew është pjesë e trashëgimisë botërore të “UNESCO”-s. 

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN