Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Opozita në tryezë paralele kundër buxhetit 2019: Pasuron oligarkët

Nga A2 CNN
22 Nëntor 2018, 16:41 | Politikë

Opozita zgjodhi një tryezë publike paralele me protestën e banoreve të unazës së re dhe diskutimeve parlamentare për buxhetin, për të kundërshtuar buxhetin e 2019.

Arsyen e këtij formati e sqaroi vetë Lulzim Basha: “Refuzoj ta zbres debatin publik në nivelin prej halabaku me të cilin tenton të fshijë dështimin e qeverisë.

Për 2 ore e gjysmë, lexoi buxhetin e qeverisë Rama si diçka “që vjedh njerëzit dhe pasuron një grusht oligarkësh”.

Basha sulmoi buxhetin Rama për 2019

Situata e ekonomisë sipas kryedemokratit është emergjente dhe për këtë kanë përgjegjësi politikat e qeverisë që rriti borxhin publik në 83 përqind, me 60 herë barrën fiskale dhe nënshkroi kontratat korruptive koncensionare me vlerë 22 Mld lekë.

Platforma e opozitës parashikon uljet e taksës së sheshtë nga 15 në 9 përqind, vendosja e kufirit me ligj të taksave të pushtetit vendor, lehtësim i akcizës për naftën, rikthim i fashave mbrojtëse të energjisë për shtresat në vështirësi.

Nga tryeza e opozitës

Në fund, kreu i LZHK, Dashamir Shehu kujtoi se para të gjitha këtyre masave, duhet të ndalet ikja e shqiptarëve, duke përfunduar “ A do i dalim këtyre shqiptarëve për zot?”.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani