Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Qeveri- FMN, marrëveshja jo detyruese, thjesht këshilluese

Nga A2 CNN
22 Nëntor 2018, 17:07 | Ekonomi

FMN mund t’i japë rekomandime qeverisë shqiptare për politikat që ndërmerr apo që duhet të ndërmarrë për ekonominë dhe financat. Por kjo e fundit, jo domosdoshmërisht duhet t’i marrë në konsideratë dhe t’i zbatojë këto sugjerime. Marrëveshja 3-vjeçare e bashkëpunimit me FMN-në, që i mundësoi qeverisë shqiptare të merrte një hua prej 377.3 milionë euro, përfundoi në shkurt 2017.Tashmë marrëdhënia dypalëshe bazohet në artikullin 4, ku Fondi Monetar vazhdon të monitorojë zhvillimet dhe të ofrojë këshilla për qeverinë, por ato nuk janë detyruese, siç ishin gjatë kohës së marrëveshjes së zgjeruar.

“Bashkëpunimi me Fondin Monetar Ndërkombëtar ka qenë i vazhdueshëm dhe ata pas çdo misioni lënë të shkruar sugjerimet, propozimet e tyre. Është qeveria që merr përsipër se cilën nga masat përfshin në buxhet”, shprehet ish ministri i Ekonomisë, Arben Malaj.

Si një përdorues i mëparshëm i financimit të FMN-së, Shqipëria tashmë bën pjesë në të ashtuquajturin “Monitorim pas Programit”, i cili kërkon shqyrtime dy herë në vit të zhvillimeve makroekonomike, rreziqeve dhe politikave. Kjo është edhe arsyeja e prezencës së misionit të Fondit në Tiranë, si ajo që u mbyll dy ditë më parë.

A2 CNN Livestream

Dita jonë