Rama te Spitali Ushtarak: Plagosja e efektivëve, vija e kuqe

“Prerja e gishtave të vajzës është vija e kuqe që është vendosur sot mes atyre që kanë marrë përsipër t’i kundërvihen ligjit dhe shtetit”.

Kështu u shpreh Kryeministri Rama pasditen e sotme teksa ishte në Spitalin e Traumës për të parë nga afër situatën e efektivëve të policisë të lënduar gjatë protestës para Kuvendit.

Por protestuesit nuk i janë ndarë Ramës as në hyrje të spitalit, ku është pritur nga familjarët e protestuesve të lënduar me protestë.

“Turp, turp, turp”, brohoritën në kor familjarët e protestuesve të plagosur.

“Çfarë bëri ai që e more me polici, more hajdut. Qeveri e krimit”, iu drejtua një e moshuar Ramës, ndoshta në formë ankesë për ndonjë të afërm të arrestuar.

Më herët, Rama bëri edhe një reagim në “Twitter”, duke paralajmëruar protestuesit se nuk do të tolerojë aspak dhunën e tyre ndaj efektivëve të policisë.

“Dhuna ndaj policëve në emër të paligjshmërisë, s’do tolerohet! U bëj thirrje atyre që kanë dokumente prone a vetëm strehën pa leje: Distancohuni nga zaptuesit profesionistë dhe profesionistët e politikës qorre të shpifjeve e të rrëmujës! Merrni ç’ju jep ligji e largohuni nga rruga”.

Shkarkoni aplikacionin e A2