Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Rama: Zero tolerancë për zaptuesit

Nga A2 CNN
22 Nëntor 2018, 11:34 | Politikë
Edi Rama gjatë fjalës së tij ditën e sotme në Kuvend

Kur kryeministri Edi Rama mbërriti në Parlament, protesta nuk kishte nisur ende. Por që ishte i tensionuar u ndie që në komunikimin me deputetët pa kamerat e ndezura, ashtu dhe në fjalimin në foltore.

Kryeministri kishte hapur një nga një çdo dosjet e protestuesve që preken nga shembjet në “Unazën e Re”.

Emrat që përmendi kishin më shumë se 2 ndërtime pa leje. Çka sipas tij, e delegjitimon atë që e quaji “protestë të turpshme të nxitur dhe nga demokratët”.

LSI, zbuloi kryeministri, kishte lidhje me vëllezërit që kanë fituar tenderin, arsye për akuzat ndaj tyre.

Edhe pse do të dëmshpërblehen sipas rregullave, për 40 lejet e legalizimit të akorduara nga Shaban Memia në këtë zonë, ku që në kohën e Adil Çarçanit, dihej që do të ndërtohej ky projekt, do të ketë një padi penale në prokurori

A2 CNN Livestream

Dita jonë