Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

SHBA tregon “muskujt”: për herë të parë avionët F-35 në paradë! (video)

Nga A2 CNN
22 Nëntor 2018, 12:59 | Bota

Situata gjeopolitike nuk është më e mira e mundshme, dhe forcat e armatosura të Shteteve të Bashkuara të Amerikës nuk duan të mbeten të papërgatitura.

Nga një bazë në shkretëtirën e Utah dhjetëra avionë të gjeneratës së fundit F-35 janë vendosur njëri pranë tjetrit për tu ngritur pothuajse përnjëherë, me distancë 20 sekondash njëri nga tjetri.

https://www.youtube.com/watch?v=tZBOzIhG0f0
Video e paradës të F-35 në Utah

Pamjet bëjnë përshtypje, por hyjnë brenda strategjisë së re të Pentagonit për të bërë publike fuqinë e aviacionit amerikan dhe supremacinë ajrore të avionëve Lockheed F-35, kosto i të cilëve tejkalon mesatarisht 100 milion dollarët për copë.

Avioni F-35 ka mundësi të ngrihet edhe vertikalisht, si një helikopter

Sipas sekretarit të Mbrojtjes amerikan James Mattis, të paktën 80% e avionëve ushtarakë brenda vitit 2019 duhet të jenë të gatshëm në çdo moment që i kërkohet.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli