Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Shkatërroi jetën për 26-vjeçarin nga Sri Lanka, rrëfehet britanikja

Nga A2 CNN
22 Nëntor 2018, 14:37 | Lifestyle
DianeDe Zoysa, 60 vjeç dhe ish-bashkëshorti i saj Priyanjana De Zoysa, 26-vjeç

Një grua britanike ka rrëfyer aventurën e saj të tmerrshme në Sri Lanka, ku u kthye një ditë më parë në shtëpi pa asnjë qindarkë në xhep.

Diane De Zoysa, 60 vjeç, shpenzoi të gjitha kursimet e jetës së saj prej më shumë se 90 mijë paund për bashkëshortin e saj 26-vjeçar nga Sri Lanka Priyanjana De Zoysa, i cili u vra nga grabitës vitin e kaluar. 60-vjeçarja ka folur së fundmi duke thënë se realisht 26-vjeçari nuk e donte atë.

Ajo shiti shtëpinë e saj në Musselburgh, East Lothian, rreth dy vjet më parë, duke i përdorur paratë për të ndërtuar një shtëpi në Sri Lanka dhe për t’i blerë burrit të saj një minibus në Ahungalla, në jug të kryeqytetit Colombo.

Priyanjana u vra nga grabitës vitin e kaluar duke e lënë Diane të vetme në Sri Lanka. Ajo tha se ishte lënë e braktisur me familjen e Priyanjana, e cila e kishte mbajtur atë “nën arrest shtëpie”, duke mos e lejuar të shiste shtëpinë e saj.

“Unë thjesht nuk mund të qëndroja më atje. Ndihem shumë naive që nuk kam dëgjuar familjen dhe miqtë e mi, sepse ata më kishin thënë që gjithçka ishte për para. Unë mendova se ai më kishte dashur me të vërtetë, por në fakt nuk ka qenë kështu”, tha 60-vjeçarja.

Diane pagoi 57 mijë paund për shtëpinë, e cila ishte ndërtuar pranë shtëpisë së bashkëshortit të saj dhe 31 mijë paund të tjera për të blerë një minibus për të dashurin e saj.

Ajo shtoi se shpenzoi gjithçka nga çka kishte kursye, madje ka edhe një borxh prej 4 mijë paundësh në kartat e saj të kreditit.

Megjithatë, tashmë që ka përfunduar gjithçka, Diane De Zoysa ka gjetur forca dhe thotë sapo të kthehet në Skoci do të përpiqet të rindërtojë sërish jetën e saj.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani