Betohet Sandër Lleshaj

Në Presidencë, kreu i shtetit ishte dëshmitar i betimit të Sandër Lleshit, por jo Kryeministri. Ai kishte deleguar atje zëvendësen e tij, Senida Mesi së bashku me kreun e grupit parlamentar, Taulant Balla.

Loja e nervave mes dy-ish aleatëve zgjati plot tre javë. Në raundin e parë të bisedimeve, Meta nuk zbuloi arsyet në publik, por ato çka i tha Rames privatisht, Rama i quajti edhe qesharake.

Me një lëvizje taktike, shefi i qeverisë i dha Lleshajt postin e zëvendësimit ministrit, në pritje të firmosjes së dekretit të ripostuar në zyrën e presidentit.

Edhe këtë herë, Meta kërkoi kohë. Në limitet e skadimit të afatit, Meta dorëzoi firmën mbi dokumentin që i kish nisur Rama.

Më herët, ai kishte firmosur zhveshjen nga uniforma e gjeneralit për Sandër Lleshajn. Me vënien e dorës mbi kushtetutë Sandër Lleshaj duket se i dha fund lojës së shahut politik Rama-Meta. Por kjo vetëm përkohësisht, sepse një tjetër dekret po pret pas derës së Kuvendit, ai i Vitore Tushës, për të cilin mazhoranca do të rrëzojë edhe njëherë Metën.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN