E shpëtuan deputetët e LSI, Dobraj ndalohet një ditë më pas

Policia ka vënë në pranga autorin e hedhjes së shashkës gjatë përplasjes me policinë që la të plagosur efektiven e forcave “Shqiponja”, Ina Nuka. Policia vuri në pranga Daniel Dobraj, 18 vjeç, i cili akuzohet për “Plagosje të rëndë me dashje” dhe një sëre veprash të tjera penale.

Ditën e protestës, Dobraj u ndalua nga policia, por i shpëtoi prangave pasi u ndihmua nga deputetë të Lëvizjes Socialiste për Integrim.

18-vjeçari u ndalua pak metra larg Kuvendit, ku mbërriti edhe një automjet i një patrulle policie për ta shoqëruar në komisariat, por ne ndihmë të tij mbërritën deputetët e LSI. Luan Rama Endrit Braimllari dhe Floida Kërpaçi arrijnë t’ia heqin policisë nga duart Dobrajn, i cili në momentet e arrestimit godet njërin prej policëve, ndërsa protestuesit e tjerë qëllojnë në drejtim të efektivëve. E gjendur në këtë situatë, policia nuk e shoqëroi të riun, i cili u largua për t’u arrestuar një ditë më pas.

Mbi Daniel Dobrajn rëndojnë akuzat e “plagosjes se rëndë me dashje”, “tubimi i paligjshëm” dhe mbajtje lëndësh plasëse.

Shkarkoni aplikacionin e A2