Lind në metro, i dhurojnë abone 25-vjeçare

Një foshnje i lindur brenda metrosë së Parisit do të mund të udhëtojë falas aty për 25 vitet e ardhshme. Djali, i quajtur Ousmane, erdhi në jetë të mërkurën në mbrëmje në një tren që ndaloi në stacionin “Glaciere” në kryeqytetin francez.

Operatori i transporteve në Paris njoftoi se rastësisht aty ndodhej edhe një mjek i cili mundi të ndihmonte mamanë që të lindte pa rrezikuar jetën e bebes dhe të sajën. “Tani Ousmane ka marrë një abone për të udhëtuar pa pagesë deri në vitin 2043”, thuhet në njoftimin për mediat.

Djali lindi në orën 10:40 të mbrëmjes dhe më pas ai dhe e ëma u dërguan në spitalin “Cochin” në lagjen 14 nga zjarrfikësit.

Dhurata e abonesë 25-vjeçare është e zakonshme për këdo që vjen në jetë në një prej trenat e metrosë së Parisit. Herën e fundit ajo i është dhënë një tjetër bebeje që erdhi në jetë në qershor.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN