Policia holandeze gjen 350 mijë euro në lavatriçe

Një sasi e konsiderueshme prej 350 mijë eurosh është gjetur nga policia holandeze e fshehur në një lavatriçe.

Mediat holandeze kanë raportuar rastin, duke bërë të ditur se oficerët po kontrollonin një shtëpi në perëndim të Amsterdamit për banorët e paregjistruar kur gjetën paratë e fshehura në lavatriçe.

Në foton e shfaqur në faqen e internetit të policisë duken prerjet e kartëmonedhave kryesisht 20 dhe 50 euroshe.

Policia ka njoftuar se në lidhje me rastin ka vënë në pranga një person, i cili tashmë duhet të justifikojë sasinë e madhe të parave që mbante në lavatriçe.

Zyrtarët gjetën gjithashtu një makinë për numërimin e parave, një armë dhe disa celularë.

Shkarkoni aplikacionin e A2