Protesta, Avokati i Popullit nis hetimin për policinë

Avokati i Popullit nisi një hetim për tejkalim të kompetencave nga ana e policisë gjatë protestës së një dite më parë.

Në njoftimin e shpërndarë për ta, Avokati i Popullit lajmëroi se ka nisur një hetim për të verifikuar ligjshmërinë e procedurave të zbatimit të projektit të kontestuar nga një numër qytetarësh, si dhe garantimin e të drejtave të personave që preken nga ky projekt.

Ndër të tjera, Avokati i Popullit shpreh keqardhjen për situatën e krijuar si rezultat i së cilës nuk u arrit të shmangeshin dot lëndimet nga radhët e punonjësve të policisë e të qytetarëve.

Shkarkoni aplikacionin e A2