Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

Skandal dopingu te Real Madrid, mjeku pranoi gabimin me Ramos

Nga A2 CNN
23 Nëntor 2018, 18:43 | Futboll

“Football Leaks” vazhdon të tronditë futbollin europian. Skandali më i fundit lidhet me Realin e Madridit, ku Sergio Ramos rezultoi pozitiv me doping.

Ngjarja ka ndodhur menjëherë pas finales së vitit 2017 të Champions-it, në Kardif, ku spanjollët fituan 4-1 përballë Juventusit.

Kapiteni madrilen kishte përdorur një ilaç për shqetësime fizike, i cili quhet “desametason”. Kjo substancë është e ndaluar nga Agjencia Botërore e Anti-Dopingut dhe mund të përdoret vetëm në raste të nevojshme, ndërsa klubi kishte detyrimin të njoftonte zyrtarët e UEFA-s.

Gabimi në këtë rast ishte i mjekut të Realit, që e kishin sinjalizuar përdorimin e ilaçit, por kishin shkruar një emër të ndryshëm.

Doktori Aramberri pranoi se i kishte injektuar mbrojtësit dy doza të ilaçit të ndaluar në gju dhe në shpatullën e lënduar para ndeshje me Juventusin.

UEFA e pranoi gabimin e mjekut të Realit dhe e mbylli menjëherë çështjen. Sergio Ramos i shpëtoi dënimit, ndërsa zyrtarët vendosën të mos hapnin një hetim për dopingun.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani