Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Superiorja rikthehet me Flamurtari-Partizani, Gega do pikë për titull, Daja për Europën

Nga A2 CNN
23 Nëntor 2018, 14:32 | Futboll

Pas ndeshjeve të përfaqësueseve rikthehet Kategoria Superiore e futbollit. Supersfida Flamurtari-Partizani hap javën e 14 në një duel ku kryeqytetasit do të kërkojnë të mbajnë distancën nga Skënderbeu i vendit të dytë.

Po aq të rëndësishme janë pikët edhe për skuadrën e Ilir Dajës që kërkon që të qëndrojë në valle për Europën së bashku me Kukësin dhe Laçin.

Në stadiumin “Flamurtari”, për të kuqtë do të jetë në portë gardiani i dytë, Vladimir Xhika që zëvendëson Alban Hoxhën të dëmtuar.

Rikthehet në Vlorë një ish, Bruno Telushi, por 28-vjeçari sikurse mbrojtësi Ibrahimi do të duhet të bëjnë kujdes pasi një karton kushton derbin.

Ndërkohë, atmosfera është e ngrohtë në Vlorë për trajnerin Daja që me një kontingjent thuajse të plotë ka treguar se mund të mposht çdo skuadër.

Flamurtari-Partizani do të gjykohet nga ndërkombëtari Enea Jorgji.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani