Taksat e reja në Kosovë, shumë kamionë kthehen mbrapsht

Që nga hyrja në fuqi rritja e taksave ndaj mallrave nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina, rreth 20 kamionë me mallra janë kthyer mbrapsht, për shkak të mos informimit për rritjen e taksave dhe mënyrës se si vendet prodhuese i janë referuar shtetit të Kosovës.

Sipas vendimit të qeverisë, të gjitha vendet që eksportojnë në Kosovë, duhet ti referohen asaj me emrin kushtetues, Republika e Kosovës.


Adriatik Stavileci, zëdhënës i Doganave të Kosovës

Sipas Adriatik Stavilecit, zëdhënës i Doganave të Kosovës, “që prej ditës së mërkurë, kur kryeministri mori vendimin, doganat filluan ta implementonin atë. Kemi parë se shumë prej shoferëve të kamionëve nuk kanë qenë në dijeni të rregullave të reja por sapo janë informuar janë kthyer mbrapsht”.

Ai shtoi se përveç taksës 100 përqind më të lartë të gjithë kamionët që nuk do të kenë dokumentet me përcaktimin e duhur të Republikës së Kosovës nuk do të hyjnë. Rregullat e reja kanë frustuar shoferët e kamionëve.


Sadri Hoxha, një nga shoferët 

“Prita për më shumë se 2 orë e gjysme dhe kur arrita në kufi
nuk më lanë të kaloja, pasi tek dokumentet e mia nuk thuhet Republika e
Kosovës”, thotë Sadri Hoxha, një nga shoferët në kufi.

Të njëjtat masa po zbatohen edhe ndaj importeve nga Bosnja dhe Hercegovina.

Shkarkoni aplikacionin e A2