Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Chelsea pëson humbjen e parë në derbin e Londrës, City e Liverpool spektakolar

Nga A2 CNN
24 Nëntor 2018, 20:21 | Futboll

Duhet të vinte java e 13 që Chelsea të pësonte humbjen e parë këtë sezon në Premier League, por kjo ka ndodhur në derbi e Londrës ndaj Tottenham dhe rezultati 3-1 merr përmasa më të mëdha për skuadrën e drejtuar nga Sarri.

Tottenham dominoi totalisht takimin, duke pasur mundësi për të shënuar edhe më shumë gola në portën e “bluve të Londrës, Delle Alli dhe Kane gabuan disa herë në raste flagrante. Ndërsa goli i vetëm për Chelsea-n u shënua nga francezi Giroud.

Manchester City ka regjistruar fitoren e radhës, teksa mposhti me rezultatin 0-4 londinezët e West Hamit dhe ruajti kreun e tabelës së renditjes në kampionatin anglez. Silva, Sterling, dhe dy herë gjermani Sane ishin autorët e golave për “citizens”, që shkuan në kuotën e 35 pikëve, dy më tepër se Liverpooli ndjekës.

Edhe këta të fundit korrën një fitore të thellë 0-3 në transfertën ndaj Ëatford, në një sfidë që u zhbllokua nga Salah në pjesën e dytë, ndërsa më pas shënuan edhe Alexander-Arnold dhe Firminho.

Manchester United zhgënjeu sërish, teksa në “Old Trafford” nuk shkoi më shumë se një barazim pa gola përballë Crystal Palace, ndonëse arriti të krijojë disa mundësi të mira shënimi. “Djajtë e kuq” mbeten në vendin e 7, me vetëm 21 pikë në 13 takimet e para të kampionatit.

Në sfidat e tjera, Fulhami mposhti me rezultatin 3-2 Southamptonin, Evertoni triumfoi me rezultatin minimal 1-0 ndaj Cardiffit dhe Leicesteri mori një pikë falë barazimit 1-1 në transfertën ndaj Bournemouth.

A2 CNN Livestream

Dita jonë