Derbi më i zjarrtë i globit, sot akti i dytë i finales River-Boca

boca 1 1100x620

Luhet sot finalja e madhe e Kupës Libertadore. Dy prej rivalëve më të mëdhenj të botës së futbollit, Boca Juniors dhe River Plate përplasen sot ne stadiumin “Monumental”.

Nëse barazimi në aktin e parë la gjithçka të hapur, pasi goli në fushën kundërshtare nuk vlen, sot do mësohet emri i kampionit të ri teksa ndeshja mund të përfundojë në shtesë apo 11-metërsha.

Tifozët miq nuk mund të udhëtojnë për të ndjekur skuadrën e tyre ndaj “ElMonumental” do të jetë një ferr i vërtet për Bocan sot.

Pikërisht këta të fundit kërkuan të kishin avantazhin e të paktën një goli pas finales së parë, mungesa e të cilit mund t’i penalizojë në takimin e kthimit.

Ndërkohë, River Plate do të duhet të bëjë sërish pa numrin 1 të pankinës, trajnerin Marselo Galardo, i cili është i pezulluar për të dyja finalet.

Në takimin e parë ai nuk mund të ishte as në stadium, por sot do të jetë prezent në tribunë i kushtëzuar nga komunikimi apo këshillat ndaj skuadrës. Superklasiko, një ndër derbit më të zjarrtë të globit pritet të ndiqet nga një stadium që do të dalë jashtë kapaciteteve të tij.