Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

Dy aksidente në pak minuta për Stephen Curry | VIDEO

Nga A2 CNN
24 Nëntor 2018, 11:31 | Sporte të tjera

Ylli i basketbollit amerikan dhe Golden State Warriors, Stephen Curry, ka qënë këtë fundjavë protagonist edhe jashtë parketeve. Mëngjesin e së premtes, 30-vjecari është bërë pre e dy aksidenteve të njëpasnjëshëm në harkun kohor të pak minutave por fatmirësisht pa asnjë lëndim.

Kampioni i Warriors ka qënë duke udhëtuar me mjetin e tij tip Porche në momentin që është përplasur fillimisht me një automjet tip Lexus e më pas nga makine Honda. Curry së bashku shoferët e tjerë të përfshirë nuk kanë raportuar për aksidentin e ndodhur megjithatë disa efektivë mbërritën në vendngjarje dhe nuk ngurruan të fotografoheshin me yllin e NBA.

https://youtu.be/oUfEpzkJysg

Sipas burimeve të CNN raportohet që nuk ka pasur arrestime për personat e përfshirë në aksident. Curry, pak minuta pas ngjarjes u shpreh mirënjohës ndaj Zotit dhe falënderoi personat të cilat u interesuan rreth gjendjes së tij. Ai ishte prezent në seancën stërvitore të së premtes por nuk do të luajë ndaj Portland për shkak të një dëmtimi në ijë.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani