Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 100%
  • Zonat malore 0%
  • Qendrat historike 0%

Gurë dhe gaz lotsjellës, protesta bëhet e dhunshme në Paris | FOTO

Nga A2 CNN
24 Nëntor 2018, 12:44 | Bota

Policia e Parisit është detyruar të përdorë gaz lotsjellës dhe ujë me presion për të shpërndarë protestuesit që kundërshtojnë rritjen e çmimit të karburanteve.

Përleshjet mes protestuesve dhe autoriteteve shpërthyen pranë Champs-Elysées pasi ata kërkon të çanin kordonin rrethues të disa prej objekteve më të rëndësishme në qendër të qytetit. 3000 oficerë policie janë vendosur në kryeqytet për të përballuar disa mijëra protestues. Organizatorët thanë se ky i ditës së shtunë ishte “akti i dytë” i fushatës së tyre.

Të njohur si “jelekët e verdhë” për shkak të veshjes karakteristike, protestuesit kundërshtojnë politikat ekonomike të Presidentit Emmanuel Macron dhe u përpoqën të arrinin në zyrat e tij. Disa prej demonstruesve shkulën pllaka nga trotuaret e qendrës së qytetit për të goditur policinë si dhe hodhën fishekzjarrë kundër saj.

Ministri i brendshëm Christophe Castaner i akuzoi se janë nën ndikimin e lideres së partisë se ekstremit të djathtë Rassemblement national, Marine Le Pen, ndërsa ajo u kundërpërgjigj duke thënë se po tregohej i pandershëm.

A2 CNN Livestream

Dita jonë