Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

Interi fantastik dhe pa titullarët, Ronaldo vendos rekord te Juventus

Nga A2 CNN
24 Nëntor 2018, 22:37 | Futboll
Ronaldo duke festuar goli i parë ndaj SPAL

Juventusi ka marrë një fitore të lehtë ndaj SPAL-it në “Allianz Stadium”, 2-0, ku sërish protagonist ishte portugezi Ronaldo, i cili vendosi edhe rekord te Zonja e Vjetër.

CR7 ishte autori i golit të parë të ndeshjes. Pas një krosi të futur nga goditja standarde, topi shkon në shtyllën e dytë aty ku ndodhet Cristiano Ronaldo i cili me të brendshme ka shtyrë topin në rrjetë.

Një gol historik për portugezin, nuk ndodhte që prej sezonit 1968/67 që një lojtar të shënonte 9 gola në 13 ndeshjet e para të sezonit për Zonjën, i fundit ka qenë Pietro Anastasi. Ndërkohë, goli i dytë u shënua nga kroati Mandzikuc.

Kjo fitore e çon Juventusin në kuotën e 37 pikëve, nga 39 të mundshme pas javës së 13 në Serie A.

Në anën tjetër, zikaltrit e Interit edhe pse me një formacion me shumë mungesa për shkak të ndeshjes në mesjavën e ardhshme në Champions ndaj Tottenham, kanë marrë një fitore të pastër 3-0 ndaj Frosinones, ku protagonist ishte Keita Balde, i cili realizoi dy gola e një tjetër u shënua nga argjentinasi Martinez.

Ndërkohë, Roma këtë të shtunë mori një tjetër goditje, duke dalë duarbosh nga Udine, ku edhe pse e dominoi takimin, u mposht me një gol të shënuar nga De Paul.

Me këtë humbje, Roma është shkëputur ndjeshëm nga skuadrat e kreut, madje ka përfunduar në vendin e 7 me 19 pikë.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani