Libra dhuratë nga Tifozët Kuq e Zi

Spektakël në tribuna, por mbi të gjitha një lëvizje mbarëkombëtare. Në shërbim të shqiptarëve, brenda kufijve zyrtarë dhe me vëmendjen nga trojet etnike. Tifozët Kuq e Zi konfirmuan edhe një herë se nuk janë thjesht një tifo grup. Ai më kryesori që mbështet Kombëtaren në çdo ndeshje dhe në çdo vend të globit.

Iniciativa e tyre në prag të festave të nëntorit, është sa simbolike, aq edhe e rëndësishme. Grupimi i fansave kuqezi arriti të grumbullonte mbi 80 libra historikë, akademikë dhe edukativë, të cilët iu dhuruan dy institucioneve në trojet etnike. Aksioni i parë i shpërndarjes u zhvillua në Luginën e Preshevës, me librat e dhuruar për bibliotekën e qytetit, ndërsa tani iniciativa u përsërit edhe në shkollën fillore “Mahmut Lekiç”, të qytetit të Tuzit.

Një mesazh shprese për shqiptarët e Luginës së Preshevës dhe ata të Malësisë. Për të bërë të mundur që brezat e rinj të mos harrojnë origjinën dhe të kujtojnë historinë, me shpresën se në të ardhmen trojet shqiptare do të jenë të bashkuara.

Shkarkoni aplikacionin e A2