Muka “zbulon” mbledhjet e qeverisë: ndodhin gjëra që nuk i sheh gjëkundi

Taulant Muka

Në një ditë normale pune, çdo ministër duhet te përqendrojë vëmendjen në drejtimin e dikasterit përkatës.

Por kryeministri Rama i ka lënë edhe disa detyra të tjera shtëpie. Sa më shume “like” dhe share, parapëlqime dhe shpërndarje në rrjetet sociale.
Kjo konfirmohet edhe nga vetë ish-zv.ministrit të Arsimit Taulant Muka, në një intervistë për A2News CNN.

“Në krah të djathtë kishim pëlqimet dhe shpërndarjet në rrjetet sociale. Aty u skandalizova”.

Tani që është jashtë qeverisë, Muka nuk preferon të tregojë se kujt i “shkuli” veshin Rama, por flet për punën e lavdërueshme të ministres së Shëndetësisë Ogerta Manastirliu.

Një mbledhje e Qeverisë

Këtu sipas Mukës, kontribuojnë edhe taksat e shqiptarëve. “Ministria e Shëndetësisë paguan reklama në rrjetet sociale. Si përdoren taksat e shqiptareve për të bërë reklama?”. Pra për ish zv.ministrin e Arsimit, qeveria është kthyer në biznes.

Dhe si një student ekselent i diplomuar në perëndim, Muka thotë se ajo çfarë i panë sytë e i dëgjuan veshët në mbledhjen e parë dhe të vetme të qeverisë shqiptare, nuk ndodh kurrkund. Dhe sjell një shembull të thjeshtë nga Danimarka.

“Ata shqetësoheshin si shtet si te krijonin politikat qe edhe emigrantet te ndjeheshin te lumtur si pjesa tjetër e shoqërisë…”.

Shkarkoni aplikacionin e A2