Rama: Ina mund të ishte dëshmorja e parë femër

Në prezantimin e flotës së re të Policisë së Shtetit, Kryeministri Edi Rama u shpreh se kthesa që është bërë në polici mund të konsiderohet pa frikë dramatike dhe njëkohësisht historike.

Ai akuzoi opozitën për dhunë gjatë protestës së ditës së enjte përpara Parlamentit, ku u plagosën 12 policë mes tyre dhe efektivja Ina Nuku duke theksuar se për fat, ajo nuk u bë dëshmorja e parë e Policisë së Shtetit.

Rama tha se 24-vjeçarja u bë viktimë nga propaganda politike e Partisë Demokratike. Protestën komentoi dhe ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, i cili tha se ndikimi i politikës në raste të këtij lloji është i rrezikshëm.

Ministri e cilësoi sulmin ndaj Nukut si shembullin ku dëshmohet qartë sesi verbëria politike ka potencialin për të sjellë dëme.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN